LeBron James s’e harron Kobe Bryantin: S’kalon ditë pa e kujtuar - Gazeta Express
string(61) "lebron-james-se-harron-kobe-bryantin-skalon-dite-pa-e-kujtuar"

Gazeta Express

21/07/2020 9:13

LeBron James s’e harron Kobe Bryantin: S’kalon ditë pa e kujtuar

Gazeta Express

21/07/2020 9:13

LeBron James ka bërë të ditur se ai e ka ende në mendje Kobe Bryant-in, gati gjashtë muaj pas vdekjes së legjendës së Los Angeles Lakers.

Muajin e ardhshëm bëhen gjashtë muaj që nga vdekja e ikonës së NBA, Kobe Bryant, vajzës së tij Gigit dhe shtatë personave të tjerë në një aksident tragjik helikopteri, transmeton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Lajmi për vdekjen e Kobe Bryant i kishte tronditur të gjithë në NBA dhe jo vetëm personat në botën e sportit, të cilët e kishin theksuar se çfarë viti i keq për ta ka qenë viti 2020.

Tani që pothuajse ka kaluar gjysmë viti që nga dita e vdekjes së Bryant dhe NBA do të rinisë edhe 10 ditë sezonin 2019/20, LeBron James u pyet se si do të ndikojë në skuadrën e Lakers vdekja e Kobet.

“Nuk kalon asnjë ditë që s’mendoj për të. Nuk kalon asnjë ditë që ne si klub nuk e mbajmë mend atë dhe nuk mendojnë jo vetëm për Koben e Gigin, por edhe për Vanessan dhe vajzat e tij të tjera”, ka thënë ylli i Lakers.

“Ata janë pjesë e kësaj familjeje. Ata janë po aq të mëdhenj sa kushdo tjetër në historinë e këtij klubi, kështu që ne i veshim fanellat 24, 8 dhe 2 me krenari dhe për ta kujtuar se sa të mrekullueshëm ishin ata”.

LeBron e ka bërë të qartë se skuadra e Lakers do ta mbajë në mendje Bryant-in përgjatë ndeshjeve kur të rinisë sezoni 2019/20, në fund të këtij muaji me ndeshjen kundër rivalit të qytetit, Los Angeles Clippers. /Gazeta Express/