Pikëshënuesi më i mirë i të gjitha kohërave në NBA siguroi një tjetër moment historik mbresëlënës në karrierën e tij.
LeBron James bëhet i pari në histori që arrin shifren prej 40 mijë pikëve, shkruan Gazeta Express.
Ai shënoi në total 26 pikë në humbjen e Lakersave 124:114 ndaj Denver Nuggets.
Jamesit i duheshin vetëm nëntë pikë për të arritur shifrën e 40 mijë pikëve gjatë stinorëve të rregullt të NBA-së.
“Të jesh lojtari i parë që bën diçka, është shumë mirë në këtë ligë, thjesht të dish historinë, të mëdhenjtë që kanë ardhur në ligë dhe më pas i sheh disa nga të mëdhenjtë në parket sonte, ishte e mrekullueshme të konkurroje”, tha 39-vjeçari.
“Por, për mua, gjëja kryesore, si gjithmonë, është të fitosh dhe e urreja që kjo duhej të ndodhte në një humbje”, deklaroi James. /Gazeta Express/
Congrats to @KingJames of the @Lakers for becoming the first player ever to score 40,000 career points! pic.twitter.com/gShSHPICS8
— NBA (@NBA) March 3, 2024
Pse të presësh, kur mundesh me hy direkt me Fast Lane? Si Sponsor Gjeneral i Sunny Hill Festival, Banka...