LeBron James i pandalshëm, ia siguron fitoren LA Lakers - Gazeta Express
string(54) "lebron-james-i-pandalshem-ia-siguron-fitoren-la-lakers"

LeBron James i pandalshëm, ia siguron fitoren LA Lakers

Basketboll

Gazeta Express

07/02/2021 12:48

Los Angeles Lakers ngjiten në vendin e dytë në Konferencën e Perëndimit falë LeBron James. “Ylli” i kalifornianëve rezultoi vendimtar me dy trepikësha në fund për t’i siguruar suksesin skuadrës së tij 135-129 ndaj Detroit Piston pas dy kohëve shtesë.

Pasi fituan javën e kaluar ndaj Lakers, Piston i bënë të vuanin të njëjtët kundërshtarë, duke rikuperuar plot 17 pikë në periodën e tretë. Madje në fundit e kohës së parë shtesë, Jerami Grant për pak realizoi pikët fituese.

Lexo Edhe:

LeBron James mori mbi shpatulla ekipin e tij duke e mbyllur përballjen me 33 pikë, 5 “rebound” dhe 11 asiste në 46 minuta mbi parket. Sigurisht që dy trepikëshat e fundit i dhanë goditjen përfundimtare Detroidit.

Sukses i padiskutueshëm i Philadelphia 76ers ndaj Brooklyn Nets 124-108. Pa Kevin Durant dhe Kyrie Irving, që munguan për arsye dëmtimi, skuadra njujorkeze e pati të pamundur të përballonin furinë e vendësve, të udhëhequr nga Joel Embiid, autor i 33 pikëve. Për Nets nuk mjaftoi James Harden, autor i 26 pikëve, 8 topa të kontrolluar poshtë koshit dhe 10 asistve.

Milwaukee Bucks morën fitoren e dytë brenda dy ditësh ndaj Cleveland Cavaliares, që këtë herë u dorëzuan 99-124. Kjo ishte fitorja e katërt radhazi për ekipin e udhëhequr nga mbi parket nga Giannis Antetokounmpo, i cili e mbylli përballjen me 24 pikë dhe 11 “rebound” e 5 asiste, ndërsa Jrue Holiday shtoi 20 pikë të tjera. Këto janë rezultatet e mbrëmjes:

Rezultatet:

New York Knicks – Portland Trail Blazers 110-99

Sacramento Kings – Denver Nuggets 119-114

Orlando Magic – Chicago Bulls 92-118

Atlanta Hawks – Toronto Raptors 132-121

Cleveland Cavaliers – Milwaukee Bucks 99-124

Houston Rockets – San Antonio Spurs 106-111

Oklahoma City Thunder – Minnesota Timberwolves 120-118

Philadelphia 76ers – Brooklyn Nets 124-108

Dallas Mavericks – Golden State Warriors 134-132

New Orleans Pelicans – Memphis Grizzlies 118-109

Los Angeles Lakers – Detroit Pistons 135-129 d.t.s