Leao reagon pas kartonit të kuq, shpjegon se çka ndodhi - Gazeta Express
string(54) "leao-reagon-pas-kartonit-te-kuq-shpjegon-se-cka-ndodhi"

Futboll

Gazeta Express

07/06/2026 19:03

Leao reagon pas kartonit të kuq, shpjegon se çka ndodhi

Futboll

Gazeta Express

07/06/2026 19:03

Rafael Leão ka këmbëngulur se ai nuk kishte synim të lëndonte kundërshtarin, duke thënë se reagimi i tij në ndeshjen miqësore ndaj Kilit erdhi vetëm për të mbrojtur një bashkëlojtar.

Sulmuesi i Milanit u bë lajm kryesor pasi u ndëshkua me karton të kuq direkt për goditje ndaj një kundërshtari gjatë ndeshjes miqësore të së shtunës.

Në një postim në “Instagram”, Leão shpjegoi situatën.

“Sa i përket ndëshkimit tim, thjesht doja të mbroja bashkëlojtarin tim dhe kurrë nuk kisha qëllim ta lëndoja kundërshtarin,” shkroi ai.

“Ai falënderoi gjithashtu tifozët portugezë për atmosferën dhe u shpreh se skuadra vazhdon përpara së bashku”, shtoi ai.

Mes komenteve mbështetëse ishte edhe ai i mesfushorit të Manchester Unitedit, Bruno Fernandes, i cili shkroi thjesht “United”, duke tërhequr vëmendje në rrjete sociale.

Leão ka kufizuar komentet në postimet e tij për shkak të kritikave nga tifozët e Milanit në muajt e fundit.

Sipas raportimeve, ai pritet të marrë vetëm një ndeshje pezullim, që do të thotë se mund të jetë i gatshëm për fillimin e Botërorit me Portugalinë.

Portugalia do të luajë ndeshjen e parë më 17 qershor kundër RD Kongos, më pas ndaj Fabio Cannavaros dhe më 28 qershor kundër Kolumbisë./GazetaExpress/

Advertisement
Advertisement
Advertisement