Gjini falënderon qytetarët, kërkon nga komsionerët të jenë korrekt në numërim - Gazeta Express
string(76) "gjini-falenderon-qytetaret-kerkon-nga-komsioneret-te-jene-korrekt-ne-numerim"

Lajme

Gazeta Express

07/06/2026 20:04

Gjini falënderon qytetarët, kërkon nga komsionerët të jenë korrekt në numërim

Lajme

Gazeta Express

07/06/2026 20:04

Kryetari i AAK-së, Ardian Gjini, ka falënderuar qytetarët që kanë  votuar.

Ai i ka bërë thirrje omisionerëve dhe vëzhguesëve të jenë korrekt në numërim.

Postimi i plotë:

Të dashur qytetarë,

Faleminderit të gjithë juve që sot keni dalë për të votuar duke shprehur me votë vullnetin tuaj.

Tash, kur ky proces është përmbyllur në të gjithë Kosovën, u bëj thirrje të gjithë komisionerëve dhe vëzhguesëve të jenë korrekt në numërim, të kujdesen që demokracia që populli e ka vendosur në kuti të votimit të jetë ajo e vërteta dhe të mos përsëriten gabimet e së kaluarës.

Vetëm duke punuar drejtë, kujdesemi bashkë që vullneti i sovranit të respektohet.

Faleminderit të gjithëve!

Mbarësi e përjetshme për demokracinë tonë.

Advertisement
Advertisement
Advertisement