LDK konstituon Departamentin e Ekonomisë, Abdixhiku rishpalos synimet e "Rrugës së Re": Buxheti 4.5 mld euro... - Gazeta Express
string(103) "ldk-konstituondepartamentin-e-ekonomise-abdixhiku-rishpalos-synimet-e-rruges-se-re-buxheti-4-5-mld-euro"

LDK konstituon Departamentin e Ekonomisë, Abdixhiku rishpalos synimet e “Rrugës së Re”: Buxheti 4.5 mld euro…

Lajme

Gazeta Express

29/04/2024 21:34

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, sot ka konstituar Departamentin e Ekonomisë dhe Financave brenda kësaj partie.

Abdixhiku ka thënë se “me ekspertë e profesionistë të fushës, të dërguar nga të gjitha degët tona, si përmbledhje e një ekipi që do të ndërtojë e promovojë programin politik ‘Rruga e Re”.

Lexo Edhe:

“Kapitulli ynë ekonomik është vërtet ambicioz. Por është lehtësisht i bëshëm sepse synon një Kosovë që edhe meriton edhe mundet më mirë”, ka thënë Abdixhiku.

Më pas ai ka përmendur zotimet e këtij subjekti politik.

Buxhet 4.5 miliardë euro

Rritje ekonomike 5%

5 miliardë euro investime kapitale

Central me gaz

Qendër e re spitalore

Investime në Brezovicë e Dukagjin

 Përfundim i të gjitha rrugëve rajonale

Stadium Kombëtar në Prishtinë

Koeficient 150

Aviokompani kombëtare

500 milion euro investim në Teknologji

“Këto janë disa nga synimet më madhore të ‘Rrugës së Re’. Gjatë ditëve e javëve në vijim, do ta shpalosim secilin – secilin projekt – në veçanti! Rrugën e bëjmë bashkë”, ka thënë Kelmendi. /Gazeta Express