Lautaro: Jam këtu për titullin - Gazeta Express
string(29) "lautaro-jam-ketu-per-titullin"

Futboll

Gazeta Express

16/01/2021 10:22

Lautaro: Jam këtu për titullin

Futboll

Gazeta Express

16/01/2021 10:22

Lautaro Martinez e ka synim titullin e kampionit në Itali me Interin këtë edicion, diçka që nuk e arritën edicionin e kaluar.

Ai tha se është këtu për këtë qëllim, ndërsa foli edhe për të ardhmen e tij, shkruan Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Argjentinasi tha se janë në bisedime për rinovimin e kontratës.

“E dua titullin, po punoj dhe jam këtu për këtë objektiv. Pas shumë viteve të dominimit të Juventusit, këtë vit kampionati  është më i ekuilibruar dhe argëtues. E ardhmja? Klubi dhe menaxheri im po flasin për rinovimin, do të gjendet një marrëveshje. Unë ndihem mirë në Milano, jam i qetë” – u shpreh Lautaro Martinez.

Momentalisht Interi gjendet në vendin e dytë me 37 pikë, tri më pak se Milani i cili gjendet në pozitën e parë. /Gazeta Express/