Laura ndalet në çerekfinale të Botërorit, do ta kërkojë të bronztën - Gazeta Express
string(66) "laura-ndalet-ne-cerekfinale-te-boterorit-do-ta-kerkoje-te-bronzten"

Sporte tjera

Gazeta Express

10/05/2023 14:35

Laura ndalet në çerekfinale të Botërorit, do ta kërkojë të bronztën

Sporte tjera

Gazeta Express

10/05/2023 14:35

Ëndrra e Laura Fazliut për t’u shpallur kampione e botës në xhudo ka marrë fund.

Xhudistja kosovare u ndal në çerekfinale të Kampionatit Botëror, i cili po mbahet në Doha të Katarit.

Garuesja kosovare u mposht në këtë fazë nga sllovenia Andreja Levski, shkruan “Gazeta Express”.

Por, Fazliu do ta ketë edhe një mundësi për të fituar medalje.

Ajo në fakt do ta kërkojë të bronztën përmes repesazhit, ku do të ketë punë me hungarezen Szofi Ozbas.

Paraprakisht, Laura në rrethin e parë e eliminoi garuesen Nadia Matchiko Guimendego, ndërsa në atë të dytë ishte më e mirë se Iva Obertan, e në atë të tretë e mposhti brazilianen Ketleyn Quadros. /Gazeta Express/

Advertisement
Advertisement
Advertisement