Laura Fazliu shkon në gjysmëfinale të Grand Slamit, i afrohet medaljes - Gazeta Express
string(69) "laura-fazliu-shkon-ne-gjysmefinale-te-grand-slamit-i-afrohet-medaljes"

Sporte tjera

Gazeta Express

25/03/2023 11:00

Laura Fazliu shkon në gjysmëfinale të Grand Slamit, i afrohet medaljes

Sporte tjera

Gazeta Express

25/03/2023 11:00

Laura Fazliu po shkon me hapa të sigurt drejt medaljes në Grand Slamin e Tbilisit.

Xhudistja kosovare është kualifikuar në gjysmëfinale të garës që po mbahet në Gjeorgji.

Lexo Edhe:

Laura po garon në kategorinë deri në 63 kilogramë, ndërsa deri tash i ka rrahur kundërshtaret një pas një.

Fazliu e kaloi rrethin e parë pa luftë, ndërsa në atë të dytë e mundi kinezen Jing Tang, shkruan “Gazeta Express”.

Tutje, në rrethin e tretë ishte më e mirë se francezja Gaetane Deberdt, kurse në çerekfinale e mundi britaniken Gemma Howell, kampione aktuale evropiane.

Në gjysmëfinale, Laura do të ketë punë me australianen Katharina Haecker.

Një fitore eventuale do t’ia siguronte garueses kosovare të paktën medaljen e argjendtë.

Kurse, nëse humb, ajo do ta kërkonte të bronztën përmes repesazhit.

Paraprakisht, dje medalje të argjendta fituan dy kampionet olimpike, Nora Gjakova dhe Distria Krasniqi. /Gazeta Express/