Laura Fazliu shkon në finale të Grand Slamit, i siguron medalje Kosovës - Gazeta Express
string(70) "laura-fazliu-shkon-ne-finale-te-grand-slamit-i-siguron-medalje-kosoves"

Sporte tjera

Gazeta Express

25/03/2023 11:29

Laura Fazliu shkon në finale të Grand Slamit, i siguron medalje Kosovës

Sporte tjera

Gazeta Express

25/03/2023 11:29

Laura Fazliu është kualifikuar në finale të Grand Slamit të Tbilisit.

Xhudistja kosovare me këtë rast i siguroi medalje Kosovës në garën që po mbahet në Gjeorgji.

Lexo Edhe:

Në gjysmëfinale, ajo e mposhti me Ippon për 25 sekonda australianen Katharina Haecker, për ta siguruar kështu të paktën medaljen e argjendtë, ndërsa do të luftojë për të artën.

Laura po garon në kategorinë deri në 63 kilogramë, ndërsa deri tash i ka rrahur kundërshtaret një pas një, shkruan “Gazeta Express”.

Fazliu e kaloi rrethin e parë pa luftë, ndërsa në atë të dytë e mundi kinezen Jing Tang

Tutje, në rrethin e tretë ishte më e mirë se francezja Gaetane Deberdt, kurse në çerekfinale e mundi britaniken Gemma Howell, njëherësh kampione aktuale evropiane.

Në finale, Laura do të ketë punë me britaniken Lucy Renshall.

Paraprakisht, dje medalje të argjendta fituan dy kampionet olimpike, Nora Gjakova dhe Distria Krasniqi. /Gazeta Express/