Laura Fazliu eliminohet nga Grand Slami i Abu Dhabit - Gazeta Express
string(52) "laura-fazliu-eliminohet-nga-grand-slami-i-abu-dhabit"

Laura Fazliu eliminohet nga Grand Slami i Abu Dhabit

Sport

Gazeta Express

22/10/2022 11:26

Laura Fazliu është eliminuar nga Grand Slami i Abu Dhabit.

Xhudistja kosovare pësoi humbje në raundin e dytë kundër portugezes, Barbara Timo, shkruan Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Ajo e humbi këtë meç pasi bëri tri gabime të palejueshme.

Laura Fazliu në raundin e parë të kategorisë deri në 63 kilogramë, shënoi fitore kundër brazilianes, Kaillany Cardoso.

Të dielën do të garojë xhudistja tjetër e Kosovës, Loriana Kuka, në kategorinë deri në 78 kilogramë.

Kujtojmë se të premten, Nora Gjakova u stolis me medaljen e bronztë. /Gazeta Express/