Laura Fazliu e fiton medaljen e argjendtë në Kampionatin Evropian - Gazeta Express
string(65) "laura-fazliu-e-fiton-medaljen-e-argjendte-ne-kampionatin-evropian"

Laura Fazliu e fiton medaljen e argjendtë në Kampionatin Evropian

Sport

Gazeta Express

30/04/2022 15:30

Laura Fazliu e ka fituar medaljen e argjendtë në Kampionatin Evropian, i cili po mbahet në Sofje të Bullgarisë.

Xhudistja e Kosovës nuk ia doli ta marrë të artën, pasi u mposht në finale nga Gemma Howell e Britanisë së Madhe.

Lexo Edhe:

Laura Fazliu medaljen e argjendtë e fitoi në kategorinë deri në 63 kilogarmë, që padyshim që është një sukses i madh për të, shkruan Gazeta Express.

Për xhudisten tonë është kjo hera e parë në karrierë që shpallet nënkampione e Evropës.

21-vjeçarja në raundin e parë e mposhti xhudisten nga Izraeli, Kerem Primo, kurse në raundin e dytë fitoi ndaj britanikes, Lucy Renshall.

Laura Fazliu në çerekfinale triumfoi ndaj çekes, Renata Zachova, teksa në gjysmëfinale e mposhti spanjollen, Cristina Cabana. /Gazeta Express/