Latifi: Skandali i dosjeve diskreditoi Gjykatën Speciale - Gazeta Express
string(55) "latifi-skandali-i-dosjeve-diskreditoi-gjykaten-speciale"

Latifi: Skandali i dosjeve diskreditoi Gjykatën Speciale

Gazeta Express

29/09/2020 21:27

Profesori i Filozofisë Blerim Latifi thotë se Gjykata Speciale nuk ka kredibilitet pas publikimit të dosjeve.

“Një Gjykatë Speciale e cila quhet Speciale të cilës i ndodh një skandal i tillë, edhe pa Nasim Haradinajn e Hysni Gucatin dhe pa shoqatat ajo është e diskredituar sepse si jemi të sigurt se ato dosje nuk kanë përfunduar edhe në duart e subjekteve tjera”, thotë Latifi.

Lexo Edhe:

I ftuar në emisionin Pressing në T7, Latifi thotë se duhet hetuar nëse këto dosje janë autentike dhe a u janë dërguar edhe subjekteve të tjera.

“Ajo që është e rëndësishme, ajo cka kërkohet në momentin e tanishëm, e që unë besoj se e kërkon publiku, e kërkojnë qytetarët, dhe institucionet e Republikës së Kosovës duhet të veprojnë në këtë drejtim, është që të fillojë menjëherë një hulumtim serioz, një hulumtim të madh të specializuar për me i qartësu qytetarët në disa cështje. 1. A janë ato dosje autentike? 2. Duhet të hetohet se si kanë rrjedhur ato dosje”, thekson Latifi.

Thotë se duhet hetuar se kush ishin ata që dërguan dosjet në zyret e OVL-UCK’së.

Thotë se duhet hetuar se kush ishin ata që dërguan dosjet në zyret e OVL-UCK’së.

“Institucionet tona duhet me hetu se kush janë ata persona që hyjnë e dalin si në shtëpi të babës. Nëse ato dosje kanë përfudnu në duart e subjekteve të tjera ato do të publikohen së shpejti”, shtoi ai.