Lala "e ronon" Zhegrovën, ylli kosovar i përgjigjet me një postim goditës - Gazeta Express
string(70) "lala-e-ronon-zhegroven-ylli-kosovar-i-pergjigjet-me-nje-postim-godites"

Futboll

Gazeta Express

12/07/2026 22:28

Lala “e ronon” Zhegrovën, ylli kosovar i përgjigjet me një postim goditës

Futboll

Gazeta Express

12/07/2026 22:28

Sulmuesi i Juventusit, Edon Zhegrova, ka reaguar ashpër ndaj ish-futbollistit të kombëtares së Shqipërisë, Altin Lala, pas kritikave që ky i fundit bëri për përkushtimin e tij.

Lala kishte deklaruar më herët se ylli kosovar mund të luante rregullisht për klubin italian nëse do të punonte më shumë, duke pretenduar se ai është i fokusuar te veturat luksoze dhe orët e shtrenjta.

“Edon Zhegrova duhet të fokusohet te futbolli, jo te gjërat tjera jashtë futbollit.  Jo më kot, trajneri e ka lënë jashtë. Trajneri nuk i ka hy në hak. Ai mund të bëjë shumë herë më mirë nga ana profesionale. Fokusimi i lojtarëve sot, makina, rolexi, flokët. Kur i shoh lojtarët që ulin brekët, më hanë bukën”, ka thënë Lala. 

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Zhegrova i ka mohuar këto pretendime, duke e cilësuar Lalan si një menaxher që u bën dëm futbollistëve të tij.

“Ky nuk është i rëndësishëm aspak, por po vendosi pak të reagoj kësaj radhe. Ky menaxheri që i ka dëmtuar futbollistët e tij. Disa njerëz jetojnë duke komentuar jetën e të tjerëve. Unë preferoj ta jetoj timen. Suksesi nuk matet nga mendimet e atyre që flasin në studio, por nga puna që e bënë çdo ditë”, shkruan fillimisht Zhegrova në “Insta Story”. 

“Po të ishte ashtu si thotë ky dhe shumë të tjerë, unë do të isha i fokusuar në gjërat e tjera dhe nuk do të isha në një klub me renome botërore si Juventusi. Pastaj para se të shkoja te Juventusi kanë qenë fjalët e njëjta gjithmonë, jam këtu falë punës dhe sakrificës nga Prishtina, Kosova ime. Gjithmonë krenar”, e mbylli ylli kosovar./GazetaExpress/

Advertisement
Advertisement
Advertisement