Lako: Kosova 'si Zvicra' e rajonit për drejtësinë, krahasuar me Shqipërinë - Gazeta Express
string(70) "lako-kosova-si-zvicra-e-rajonit-per-drejtesine-krahasuar-me-shqiperine"

Lajme

Gazeta Express

06/05/2026 13:05

Lako: Kosova ‘si Zvicra’ e rajonit për drejtësinë, krahasuar me Shqipërinë

Lajme

Gazeta Express

06/05/2026 13:05

Në një tryezë të organizuar nga Instituti i Kosovës për Drejtësi, përfaqësuesi i UNMIK, Andrea Lako, krahasoi sistemet e drejtësisë në Kosova dhe Shqipëria.

Ai theksoi se në Shqipëri ndërhyrjet politike kanë penguar funksionimin e drejtë të sistemit gjyqësor dhe prokurorial, duke çuar në dështimin e mekanizmave ligjorë dhe krijimin e një sistemi që, sipas tij, është përdorur për korrupsion. Po ashtu, ai përmendi numrin e madh të lëndëve të pazgjidhura, ku një çështje civile mund të zgjasë deri në dhjetë vjet.

Në kontrast, Lako vlerësoi Kosovën për profesionalizmin dhe idealizmin e njerëzve në drejtësi, duke thënë se, krahasuar me Shqipërinë, ajo i duket si Zvicra. Megjithatë, ai theksoi se ka ende vend për përmirësime dhe bëri thirrje që të ruhen arritjet, veçanërisht pavarësia e sistemit.

Advertisement
Advertisement
Advertisement