Qeveria në detyrë e Kosovës dje ka miratuar një vendim për ndryshimin dhe plotësimin e një vendimi të mëhershëm për zbatimin e sanksioneve ndërkombëtare “me qëllim të linjëzimit të politikës së jashtme të Republikës së Kosovës me Politikën e Përbashkët të Jashtme dhe të Sigurisë (CFSP) të Bashkimit Europian”.
Ky vendim u mirëprit nga ushtruesja e detyrës e shefes së misionit të BE’së në Kosovë, Eva Palatová.
“Përafrimi në rritje, vullnetar i Kosovës me Politikën e Përbashkët të Jashtme dhe të Sigurisë të BE-së është një sinjal i fortë dhe i mirëpritur i përkushtimit të saj ndaj vlerave të përbashkëta dhe integrimit. E mirëpres vendimin e fundit të qeverisë për t’u përafruar me më shumë sanksione dhe deklarata politike të BE-së, përfshirë ato ndaj Rusisë dhe Bjellorusisë”, shkroi ajo.
🇽🇰’s growing voluntary alignment with🇪🇺’s Common Foreign & Security Policy is a strong and appreciated signal of its commitment to shared values & integration.
I welcome the recent government decision to align w/more EU sanctions & political statements, incl. on Russia & Belarus.— Eva Palatová (@EUActingHeadKS) May 6, 2026