Gjykata Speciale ka shtyrë afatin për shpalljen e aktgjykimit në rastin e ish-krerëve të UÇK-së deri më 20 korrik.
Në lidhje me këtë vendim ka folur për Kanal10 edhe Shqipe Selimi, bashkëshortja e Rexhep Selimit.
Sipas saj shtyrja e vendimit përfundimtar mund të lidhet me situatën politike në të cilën ndodhet Kosova.
Ajo theksoi se vendimi për katërshen e UÇK-së mund të shtyhet deri në vjeshtën e këtij viti.
“Gjykata Speciale nuk ka qenë aspak bashkëpunuese me trupat mbrojtëse të katërshes së UÇK-së, ata vazhdmisht kanë bërë cenime të drejtave të njeriut qoftë me vizita qoftë me telefonata e qoftë me dosje, edhe ky vendim që të shtyhet marrja e vendimit për katëshen unë mendojë që Gjyaktës i nevojitet më shumë kohë se sa është vendosur që të shqyrtojë të gjitha ato dosje që i ka dorëzu prokuroria, dosje këto të sponzorizuara nga Serbia, unë mendojë se edhe situata politike në Kosovë mund të ndikojë në marrjes e vendimit në Gjykatën Speciale, përshkak se Kosova është në një process zgjedhor mund të shtyhet edhe marrja e vendimit në Hagë, gjithashtu vlen të theksohet se vendimi mund të shtyhet jo vetëm në korrik por deri në vjeshtë”, tha ajo.