Los Angeles Lakers ka triumfuar ndaj Milwaukee Bucks me rezultatin 113:106, në një ndeshje e cila ishte mjaft e barabartë.
Bucks ishin në epërsi vetëm pas çerekut të parë, kurse më pas Lakersat e morën ndeshjen në dorë, duke qenë përpara pas çdo çereku.
LeBron James ishte më i miri te Lakers duke shënuar 34 pikë dhe duke bërë 6 kërcime dhe 8 asistime, shkruan Gazeta Express.
Për Milwaukee Bucks, basketbollisti më i mirë në fushë ishte Giannis Antetokounmpo me 25 pikë, 12 kërcime dhe 3 asistime.
Me këtë fitore, LA Lakers vazhdon të jetë lider në Konferencën Perëndimore me 12 fitore dhe katër humbje. /Gazeta Express/