Lajme të mira për Courtois, mund të kthehet ndaj Cadizit - Gazeta Express
string(55) "lajme-te-mira-per-courtois-mund-te-kthehet-ndaj-cadizit"

Futboll

Gazeta Express

25/04/2024 13:12

Lajme të mira për Courtois, mund të kthehet ndaj Cadizit

Futboll

Gazeta Express

25/04/2024 13:12

Carlo Ancelotti ka dhënë lajme të mira për portierin Thibaut Courtois.

Trajneri italian konfirmon se shërimi i portierit belg po shkon mjaft mirë dhe pret që ta ketë atë në dispozicion në pjesën e mbetur të sezonit.

Lexo Edhe:

Ish-portieri i Atletico Madridit dhe Chelseat ishte rikthyer në stërvitje në muajt e fundit dhe po bëhej gati të rikthehej pas lëndimit të rëndë që e kishte pësuar vjet.

Por, një tjetër lëndim ia shtyu atij rikthimin për afro dy muaj dhe tash duket se portieri shtatgjatë do ta shijojë prapë ndjenjën e paraqitjeve në fanellën e “Los Blancos”.

“Thibaut Courtois ndihet mirë dhe mund të luajë kundër Cadizit. Shërimi i tij po shkon mjaft mirë”, deklaroi Ancelotti për mediat spanjolle, përcjell “Gazeta Express”.

Përfaqësuesi belg është një titullar i padiskutueshëm në “Santiago Bernabeu” tash e sa vite, ndërsa lëndimin e tij e shfrytëzoi për mrekulli ukrainasi Lunin, i cili u bë hero në çerekfinale me Manchester Cityn, ndërsa portieri Kepa ka mbetur rezervist shkaku i pasigurive të shfaqura dhe portieri spanjoll pritet të rikthehet në Chelsea gjatë verës që vjen pasi do t’i përfundojë huazimi në Madrid dhe “Mbretërit” s’e kanë ndërmend ta blejnë kartonin e tij. /Gazeta Express/