Lajçak takon këshilltarin e Scholz, thotë se Gjermania po i jep mbështetje të fuqishme punës së tij - Gazeta Express
string(98) "lajcak-takon-keshilltarin-e-scholz-thote-se-gjermania-po-i-jep-mbeshtetje-te-fuqishme-punes-se-tij"

Lajçak takon këshilltarin e Scholz, thotë se Gjermania po i jep mbështetje të fuqishme punës së tij

Gazeta Express

29/09/2022 19:11

Përfaqësuesi i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak ka takuar sot në Berlin Jens Plotner, këshilltarin e kancelarit gjerman Olaf Scholz, të caktuar për dialogun Kosovë-Serbi.

Lajçak ka thënë se me Plotner, ka diskutuar për vizitën e përbashkët që e zhvilluan në Ballkanin Perëndimor.

Lexo Edhe:

“Një takim shumë i mirë me Jens Plotner në Berlin, këshilltarin kryesor për diplomaci të kancelarit Scholz. Diskutuam për vizitën e fundit në Ballkanin Perëndimor, po ashtu edhe për zhvillimet aktuale dhe hapat e radhës për procesin e normalizimit”, ka njoftuar Lajçak.

Ai është shprehur falënderues, siç ka shkruar, për mbështetjen e fuqishme të Gjermanisë për punën e tij.

Jens Plotner, i caktuar nga Scholz dhe Emmanuel Bonne, i caktuar nga presidentit francez Emmanuel Macron, janë dy këshilltarët e rinj që janë ngarkuar me detyra që të merren me dialogun Kosovë-Serbi, krah Lajçakut. /GazetaExpress