Bislimi e cilëson të dështuar takimin në Bruksel, thotë se pala serbe shkoi me propozime të reja e jo me përgjigje - Gazeta Express
string(113) "bislimi-e-cileson-te-deshtuar-takimin-ne-bruksel-thote-se-pala-serbe-shkoi-me-propozime-te-reja-e-jo-me-pergjigje"

Bislimi e cilëson të dështuar takimin në Bruksel, thotë se pala serbe shkoi me propozime të reja e jo me përgjigje

Lajme

Gazeta Express

15/05/2024 18:20

Kryenegociatori i Kosovës, Besnik Bislimi, e cilësoi si të dështuar takimin në Bruksel për dinarin, duke thënë se pala serbe erdhi me propozime të reja për çështjen, e jo me përgjigje.

Duke folur për gazetarët pas negociatave disaorëshe, Bislimi tha se nuk pret takime të tjera për këtë temë.

Lexo Edhe:

Sipas tij, ndërmjetësuesi i bisedimeve, Mirosllav Lajçak, nuk do t’i ftojë më palët, pos nëse ato do të tregoheshin konstruktive.

Ai i bëri këto deklarata pas një takimi trepalësh mes tij dhe kryenegociatorit të Serbisë, Petar Petkoviq, nën ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian. Ky rund i ri i bisedimeve ishte vazhdim i përpjekjeve që palët të gjejnë zgjidhje për çështjen e ndalimit të përdorimit të dinarit serb në Kosovë.

Më 1 shkurt, në Kosovë hyri në fuqi rregullorja e re e Bankës Qendrore të Kosovës (BQK) që parasheh euron si monedhën e vetme për kryerjen e pagesave.

Ky ishte takimi i shtatë mes kryenegociatorëve në muajt e fundit për këtë çështje, pasi në gjashtë takimet paraprake ata nuk arritën pajtim për ndonjë zgjidhje kompromisi. /REL/