La Casa de Papel do të vazhdojë me dy sezone të tjera - Gazeta Express

La Casa de Papel do të vazhdojë me dy sezone të tjera

TV/Film

Gazeta Express

07/04/2020 13:36

“La Casa de Papel” do të rikthehet me sezon të ri.

Sezoni i katërt i “Money Heist” sapo është publikuar në “Netflix”, por së fundi u raportua për vazhdimin e sezonit të pestë, shkruan Express.co.uk.

Fansat pa dyshim që do të jenë të ngazëllyer kur dëgjojnë se është një sezon i ri rrugës, por do të jenë edhe më të lumtur kur të kuptojnë se do të vazhdojë edhe sezoni i gjashtë.

Sezoni i katërt e “Money Heist” ishte me shumë emocione, vdekje të madhe e ‘thyre’ zemre.

Sidoqoftë, vjedhja e bankës së Spanjës nuk përfundoi dhe seria përfundoi kur Lisbon hyri në bankë.

Tani, fansat janë të dëshpëruar se di do të dalë grupi nga kjo situatë në të cilën gjenden.

Duket se ata do të duhet bëjnë pritje të gjatë, por ata do të shpërblehen jo me një, por dy sezone të reja.

Sipas faqes spanjolle “Marca”, ‘hiti’ i Netflixit do të realizojë sezonin e pestë dhe të gjashtë.

Faqja raporton se marrëveshje me gjigantin e transmetimit është bërë para se të publikohej sezoni i katërt.

Koordinatori i skenarit, Javier Gomez Santander tha për “El Mundo” se seriali vazhdon kapitull pas kapitulli, e sekuencë pas sekuence.

“Ne nuk e konsiderojmë kurrë se sa kohë mund të zgjasë seriali”, deklaroi ai.

Netflix nuk e ka konfirmuar zyrtarisht se do të ketë një sezon të pestë dhe të gjashtë. Ky shërbim zakonisht pret disa muaj derisa ta njoftojë vazhdimin e sezoneve, varet nga suksesi që ka një serial.

Fatkeqësisht, për shkak të pandemisë koronavirus duket se seriali, i cili është filmuar në Spanjë, do të vonohet pasi xhirimet janë ndalur.