Ky ishte rezultati zgjedhor në Podujevë gjatë 2017-ës - Gazeta Express
string(53) "ky-ishte-rezultati-zgjedhor-ne-podujeve-gjate-2017-es"

Ky ishte rezultati zgjedhor në Podujevë gjatë 2017-ës

Gazeta Express

28/10/2020 20:02

Qytetarëve të Podujevës pas një muaj do dalin në zgjedhje lokale për të ushtruar të drejtën e zgjedhjes së kryetarit të ri të kësaj komune përmes votës.

Në këtë komunë, do garojnë tri subjekte politike: Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) me kandidat për kryetar Nexhmi Rudarin, Lëvizja Vetëvendosje (LVV) me Shpejtim Bulliqin dhe Partia Demokratike e Kosovës me Naim Fetahun, shkruan Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Sidoqoftë, në zgjedhjet e fundit lokale të mbajtura më 2017-ën, banorët e Podujevës votuan dy raunde, pasi që kandidatët e qytetit kishin shkuar në balotazh, në garë me LDK-në dhe LVV-në.

Në raundin e parë të zgjedhjeve për kryetar të komunës së Podujevës garonin gjashtë kandidatë nga grupacionet politike në vijim: LDK, LVV, PDK, AAK, Nisma Socialdemokrate dhe Fjala.

Në rezultatet e publikuara nga Këshilli Zgjedhor Qëndror (KQZ), tregohet se LDK pati siguruar 18,872 vota nga llapjanët (48,15%), LVV 11,671 vota (29,77%), PDK 7,120 vota (18,16%), AAK 971 vota (2,48%) Fjala 322 vota (0,82%) dhe Nisma me 242 vota (0,62%).

 

Burimi: KQZ

Ndryshe nga raundi i parë, në raundin e dytë të zgjedhjeve, kandidati Agim Veliu nga radhët e LDK-së mori 20,027 vota (63,78%) gjersa Ajet Potera nga LVV’ja 11,373 sosh (36,22%).

Pas formimit të legjislaturës së shtatë, Komuna e Podujevës mbeti pa kryetar, meqë kryesia e LDK’së e përzgjodhi në postin e Ministrin të Brendshëm Agim Veliun.

Presidenti Hashim Thaçi e ka vënë 29 nëntorin si datë për mbajtjen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme në Komunën e Podujevës dhe të Mitrovicës së Veriut. /Gazeta Express/