Ky është veprimi i Abazoviqit pas marrëveshjes me Kishën Ortodokse Serbe - Gazeta Express
string(72) "ky-eshte-veprimi-i-abazoviqit-pas-marreveshjes-me-kishen-ortodokse-serbe"

Ky është veprimi i Abazoviqit pas marrëveshjes me Kishën Ortodokse Serbe

Lajme

Gazeta Express

03/08/2022 14:24

Pasi ka arritur marrëveshje me Kishën Ortodokse Serbe, kryeministri i Malit të Zi e ka vizituar ekspozitën e fotografive të Milan Peshiqit.

Ekspozita është pjesë e arkivit të Sekretariatit të Përgjithshëm të Qeverisë, e cila përbëhet nga më shumë se 350,000 fotografi, rpaorton Vijesti, transmeton Express.

Lexo Edhe:

Gjatë ditës është hapur ekspozita e fotografive të fotografit të njohur malazez Milan Peshiq, me rastin e ditës së njëqindtë të punës së Qeverisë së 43-të që udhëhiqet nga Dritan Abazoviq, poqë rrezikohet të rrëzohet pas marrëveshjes me Kishën Ortodokse Serbe.

Ekspozita në Sekretariatin e Përgjithshëm të Qeverisë, e cila u hap nga Sekretari i Përgjithshëm Boris Marić, përbëhet nga një ekspozim i përhershëm i më shumë se 20 fotografive, të vendosura në sallën kryesore të ndërtesës dhe është pjesë e arkivit të Sekretariatit të Përgjithshëm të Qeveria, e cila përbëhet nga më shumë se 350,000 fotografi. /Express