Ky është rekordi që theu Dua Lipa dhe hyri në librin Guinnes - Gazeta Express
string(60) "ky-eshte-rekordi-qe-theu-dua-lipa-dhe-hyri-ne-librin-guinnes"

Ky është rekordi që theu Dua Lipa dhe hyri në librin Guinnes

Muzike

Gazeta Express

04/12/2021 0:03

Dua Lipa ka arritur edhe një rekord të radhës

Këngëtarja kosovare nuk po di të ndalet. Ajo ka arritur që të shet një numër të madh të biletave për koncertin e saj të transmetuar direkt online  e ku janë shitur plot 284 mijë bileta.

Lexo Edhe:

Organizatorët e koncertit “Studio 2054” kanë lajmëruar se biletat për koncertin e Duas tashmë janë shitur. Ngjarja që theu rekordin Guinness u transmetua direkt nga një klub nate në Londër të Britanisë së Madhe.

Dua në këtë koncert e interpretoi albumin e dytë të saj, Future Nostalgia, album ky që u lansua më 27 mars më 2020. Koncerti është hapur me këngën që mban edhe titullin e albumit.

“Studio 2054” u mbajt më 27 nëntor 2020 dhe u nda në katër akte.

Falë natyrës online, koncerti u transmetua në gjithë botën dhe nuk pati asnjë pengesë.

Pavarësisht shitjes së 284 mijë biletave, njoftimi zyrtar ishte që koncerti ka marrë mbi pesë milionë shikime.

Shtetet nga e gjithë bota e përcollën koncertin, me Kinën që regjistroi plot 1.9 milionë hyrje e 95 mijë ishin nga India.

Në përgjithësi, “Studio 2054” preku 150 shtete në gjithë botën. Koncerti atë kohë pati edhe mysafirë specialë, përfshirë yllin botëror Elton John. Kërkesat për ta dëgjuar koncertin vazhduan edhe disa ditë pas transmetimit direkt, duke ngritur ende të hyrat.

Ylli me prejardhje nga Kosova mban rekordin edhe si këngëtarja me më së shumti dëgjime në platformën “Spotify”, me rreth 65 milionë dëgjues në muaj.

Teksa Lipa mban rekordin për këngëtaret me më së shumti bileta të shitura për një ngjarje online, grupi BTS nga Koreja Jugore i prin listës me 756 mijë bileta të shitura.

Louis Tomlin mban rekordin për më së shumti bileta të shitura për një koncert të një këngëtari (për vitin aktual).