Ky është dënimi që mori qytetari që tentoi t’i largojë pengesat e betonit në shtegun e biçikletave - Gazeta Express
string(97) "ky-eshte-denimi-qe-mori-qytetari-qe-tentoi-ti-largoje-pengesat-e-betonit-ne-shtegun-e-bicikletave"

Ky është dënimi që mori qytetari që tentoi t’i largojë pengesat e betonit në shtegun e biçikletave

Gazeta Express

16/09/2020 14:51

Inspeksioni i Prishtinës e ka dënuar me 100 euro gjobë qytetarin që ka tentuar t’i largojë pengesat e betonit të vendosura në shtegun e biçikletave 

Këtë e ka bërë të ditur kreu i Inspeksionit, Adonis Tahiri, përmes një postimi në Facebook.

Lexo Edhe:

“Pengesa e verdhë, nuk u largua”, ka shkruar Tahiri në postimin ku ka shpërndarë fotografi që dëshmojnë se qytetari është dënuar me 100 euro.

Ndaj këtij veprimi të qytetarit ka reaguar edhe kreu i Prishtinës, Shpend Ahmeti.

“Pse mor vëlla? Çka po të pengon? Goxha ndërmarrje me gjet kazmën e me u mundu me prish diçka. A pe sheh qe je në kamerë tash? A e din që është vepër penale kjo?”, ka shkruar Ahmeti në Facebook.

Express ka raportuar sot se si një qytetar ka tentuar t’i largojë pengesat e betonit të vendosura nga Komuna e Prishtinës në shtegun për biçikleta në lagjen “Dardania”.

Ai  është incizuar derisa ka tentuar t’i largojë pengesat e betonit të cilat janë vendosur në shtegun e biçikletave në lagjen “Dardania” në Prishtinë

Videon e ka shpërndarë në Facebook Adrian Berisha, i cili është i angazhuar vullnetarisht në disa projekte në shërbim të komunitetit të komunës së Prishtinës. 

“Ja ne krijesë me të cilin e ndajmë hapësirën e përbashkët të qytetit tonë. Kjo video veç e vërteton se: Njeriu është kafsha ma e keqe në planetin tokë. Marre!”, ka shkruar Berisha./GazetaExpress/