Pse mor vëlla, çka po të pengon? – Ahmeti i reagon qytetarit që tentoi t’i largojë pengesat e betonit - Gazeta Express
string(96) "pse-mor-vella-cka-po-te-pengon-ahmeti-i-reagon-qytetarit-qe-tentoi-ti-largoje-pengesat-e-betonit"

Pse mor vëlla, çka po të pengon? – Ahmeti i reagon qytetarit që tentoi t’i largojë pengesat e betonit

Gazeta Express

16/09/2020 14:39

Kryetari i Komunës së Prishtinës ka reaguar pasi një qytetar ka tentuar t’i largojë pengesat e betonit në shtegun e biçikletave në “Dardani”

Ahmeti ka shkruar në Facebook se kjo është vepër penale.

Lexo Edhe:

“Pse mor vëlla? Çka po të pengon? Goxha ndërmarrje me gjet kazmën e me u mundu me prish diçka. A pe sheh qe je në kamerë tash? A e din që është vepër penale kjo?”, ka shkruar Ahmeti.

Express ka raportuar sot se si një qytetar ka tentuar t’i largojë pengesat e betonit të vendosura nga Komuna e Prishtinës në shtegun për biçikleta në lagjen “Dardania”.

Ai është incizuar derisa ka tentuar t’i largojë pengesat e betonit të cilat janë vendosur në shtegun e biçikletave në lagjen “Dardania” në Prishtinë.

Videon e ka shpërndarë në Facebook, Adrian Berisha, i cili është i angazhuar vullnetarisht në disa projekte në shërbim të komunitetit të komunës së Prishtinës. 

“Ja ne krijesë me të cilin e ndajmë hapësirën e përbashkët të qytetit tonë. Kjo video veç e vërteton se: Njeriu është kafsha ma e keqe në planetin tokë. Marre!”, ka shkruar Berisha.