Qytetari i pandërgjegjshëm: Tenton t’i largojë pengesat e betonit në shtegun e biçikletave në Prishtinë - Gazeta Express
string(101) "qytetari-i-pandergjegjshem-tenton-ti-largoje-pengesat-e-betonit-ne-shtegun-e-bicikletave-ne-prishtine"

Qytetari i pandërgjegjshëm: Tenton t’i largojë pengesat e betonit në shtegun e biçikletave në Prishtinë

Gazeta Express

16/09/2020 13:04

Një qytetar është incizuar derisa ka tentuar t’i largojë pengesat e betonit të cilat janë vendosur në shtegun e biçikletave në lagjen “Dardania” në Prishtinë

Videon e ka shpërndarë në Facebook Adrian Berisha, i cili është i angazhuar vullnetarisht në disa projekte në shërbim të komunitetit të komunës së Prishtinës.  

Lexo Edhe:

“Ja ne krijesë me të cilin e ndajmë hapësirën e përbashkët të qytetit tonë. Kjo video veç e vërteton se: Njeriu është kafsha ma e keqe në planetin tokë. Marre!”, ka shkruar Berisha.

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ditë më parë ka njoftuar se pengesat e betonit përreth shtegut për biçikleta do të vendosur për të pamundësuar parkimin e veturave aty./Express/