Detaje të reja janë bërë të ditura lidhur me mënyrën se si janë dërguar viktimat në emergjencë pas ngjarjes tragjike në Malishevë.
Sipas informacioneve nga autoritetet lokale, ishte nënkryetari i Komunës së Malishevës, Vesel Krasniqi, menjëherë pasi është marrë lajmi për rastin, stafi mjekësor është nisur drejt vendit të ngjarjes me veturën e tyre, pasi objekti ndodhet vetëm rreth 200-300 metra larg Qendrës së Mjekësisë Familjare.
Gjatë rrugës, ata janë përballur me një veturë në të cilën ndodhej një grua që po transportonte dy fëmijët e prekur. Ajo i ka sinjalizuar që të kthehen menjëherë drejt emergjencës.
“Menjëherë janë kthyer në Qendrën e Mjekësisë Familjare, por në momentin kur kanë zbritur fëmijët, ata nuk kishin shenja jete”, thuhet në deklaratë.
Po ashtu, mjekët janë informuar se në banesë ndodhej edhe prindi. Ata janë kthyer në vendin e ngjarjes, por edhe ai, fatkeqësisht, ishte pa shenja jete.
Sipas mjekëve, viktimat nuk kanë pasur shenja djegieje në trup.
Video:
Një lajm I mirë për bashkëatdhetarët tanë në zonën Karlsruhe-Baden-Baden! Duke filluar nga kjo verë, Reisebüro Prishtina sjell një...