Kuvendi i Prizrenit planifikon 27 mijë euro për të dërguar asambleistët e stafin e komunës për vizitë studimore në Turqi e Greqi - Gazeta Express
string(128) "kuvendi-i-prizrenit-planifikon-27-mije-euro-per-te-derguar-asambleistet-e-stafin-e-komunes-per-vizite-studimore-ne-turqi-e-greqi"

Lajme

Gazeta Express

01/05/2024 10:12

Kuvendi i Prizrenit planifikon 27 mijë euro për të dërguar asambleistët e stafin e komunës për vizitë studimore në Turqi e Greqi

Lajme

Gazeta Express

01/05/2024 10:12

Kuvendi Komunal i Prizrenit ka planifikuar të shpenzojë 27 mijë euro për të dërguar 41 asambleistë dhe katër punëtorë të stafit në Komunë, në një vizitë pune 5 ditore në Turqi e Greqi.

Katër ditë do të jenë vizitë në Turqi, e një në Selanik të Greqisë, raporton Express.

Lexo Edhe:

“Realizimim i një vizite pune me qëndrim 5 ditorë për 41 anëtarë të Kuvendit të Komunës së Prizrenit dhe 4 personave të stafit të punëtorëve të Komunës për në Republikën e Turqisë”, është titulli i kontratës që figuron në faqen zyrtare të Komisionit Rregullativ të Prokurorimit Publik.

Në dosjen e tenderit thuhet se në këtë çmim përfshihet transport inga Prizreni për në Turqi dhe në qytetin e Selanikut, si dhe anasjelltas, akomodimi në një hotel në Stamboll për dy netë, akomodimi në një qytet në Edirne një natë dhe një natë tjetër në qytetin e Selanikut. Hotelet duhet të jenë me 4 ose 5 yje.

Dhomat duhet të jenë për dy persona, me mëngjes dhe darkë, kurse dreka jashtë hotelit sipas marrëveshjes së kompanisë fituese dhe pjesëmarrësve.

Kompanitë e interesuara kanë afat të dorëzojnë ofertat deri më 20 maj, kur edhe bëhet hapja e tenderëve.

“Çdo palë e interesuar mund të bëjë ankesë pranë Autoritetit Kontraktues, në bazë të nenit 108/A të Ligjit Nr. 04/L-042 për Prokurimin Publik të Republikës se Kosovës, i ndryshuar dhe plotësuar me ligjin Nr. 04/L-237, ligjin Nr. 05/L-068 dhe ligjin Nr. 05/L-092ne adresën e specifikuar ne Nenin I te këtij Njoftimi për kontratë”, thuhet në njoftim.