Kuvendi do të shpallë konkurse për institucionet e pavarura pas normalizimit të situatës nga koronavirusi - Gazeta Express
string(105) "kuvendi-do-te-shpalle-konkurse-per-institucionet-e-pavarura-pas-normalizimit-te-situates-nga-koronavirusi"

Kuvendi do të shpallë konkurse për institucionet e pavarura pas normalizimit të situatës nga koronavirusi

Gazeta Express

07/04/2020 14:52

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, sot është takuar me kryetarët e komisioneve parlamentare, Fatmire Mulhaxha-Kollçaku, Driton Selmanaj dhe Rasim Demiri.

Sipas një njoftimi nga Zyra e kryetares së Kuvendit, në takim është diskutuar  lidhur me publikimin e konkurseve për pozitat e lira në disa prej institucioneve të pavarura, për të cilat Kuvendi shpall konkursin dhe bën përzgjedhjen e kandidatëve.

Lexo Edhe:

“Për shkak të situatës së krijuar nga përhapja e pandemisë Covid-19, si dhe përfundimit të kontratës me kompaninë e angazhuar nga Ambasada Britanike për monitorimin e procesit të përzgjedhjes së kandidatëve, u vendos që shpallja e konkurseve të bëhet pas normalizimit të situatës”, thuhet në njoftim.