Rrahja midis rep-artistëve, Rigels Rajku i njohur me nofkën “Noizy” dhe Kleviol Ahmetit i cili mban nofkën “Cllevio Serbiano” tashmë është tema e mediave rozë. Lidhur me këtë ngjarje kanë reaguar edhe plotë personazhe të njohura të rrjeteve sociale dhe artistë.
Së fundmi, ai që ka reaguar ka qenë miku i Cllevios, – “Biiemtii” i cili në një video u shpreh se gjakun e Cllevios do e marr ai.
“Cllevio Serbiano, mos u mërzit, gjakun ta marr unë. Kush vë dorë në pjesëtarët e TBA, i ka thënë ferrit hapu”, dëgjohet duke thënë ai në video.
Kujtojmë, që Cllevio ka qenë anëtar i grupit “TBA” gjatë kohës që jetonte në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe mbante nofkën “Hudra aka Problemi”./Express
@biiemtii_official ♬ suono originale – ????️Ⓜ️☦️???