Kush është hetuesi policor i krimeve ekonomike që u kap sot - dhe pse u arrestua ai? - Gazeta Express
string(81) "kush-eshte-hetuesi-policor-i-krimeve-ekonomike-qe-u-kap-sot-dhe-pse-u-arrestua-ai"

Gazeta Express

05/02/2020 23:46

Kush është hetuesi policor i krimeve ekonomike që u kap sot – dhe pse u arrestua ai?

Gazeta Express

05/02/2020 23:46

Një hetues policor i krimeve ekonomike është arrestuar në natën e së mërkurës, në kryeqytetin kosovar.

Gazeta Express ka raportuar më herët se pranga i janë vënë Lavdim Osmanit.

Arrestimin e tij e ka konfirmuar drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj.

Aksioni i arrestimit është kryer nga Inspektorati Policor i Kosovës, ndërsa mësohet se Osmani ka qenë udhëheqës i Krimeve Ekonomike për Prishtinën.

Osmani ka udhëhequr një grup policësh të cilët dyshohet se u kanë vënë haraç bizneseve, sipas Insajderit.

Ai dyshohet se ka hetuar shumë kompani, për t’ua mbyllur më pas rastet vetëm në këmbim të parave.

Gjithashtu, thuhet se Osmani është djalë i tezës së drejtorit të Krimeve Ekonomike në Policinë e Kosovës, Bashkim Spahiu.

Advertisement
Advertisement
Advertisement