Arrestohet një hetues policor i krimeve ekonomike - Gazeta Express
string(86) "arrestohet-hetuesi-i-krimeve-ekonomike-policia-thote-se-do-te-dale-shpejt-me-njoftimn1"

Arrestohet një hetues policor i krimeve ekonomike

Gazeta Express

05/02/2020 22:25

(I plotësuar) – 23:00 – Inspektorati Policor i Kosovës ka arrestuar në Prishtinë një hetues të lartë policor të Krimeve Ekonomike.

Bëhet fjalë për arrestimin e hetuesit Lavdim Osmanit.

Lexo Edhe:

Lajmin për Gazetën Express e ka konfirmuar drejtori i përgjithshëm i Policisë se Kosovës, Rashit Qalaj.

“Është e vërtetë se është arrestuar hetuesi Osmani. Diçka më shumë nuk kemi detaje, mirëpo së shpejti do të njoftohen mediat”, ka konfirmuar Qalaj.

Osmani dyshohet se është arrestuar nën dyshimin për korrupsion rreth një hetimi të cilin po e zhvillonte si zyrtar policor.

Policia e Kosovës thotë se shumë shpejt do të dalin me një komunikatë drejtuar mediave lidhur me rastin.