Kusari Lila për liberalizimin e vizave për Kosovën: Gjasat janë reale, por nuk duhet të ngutemi për festë - Gazeta Express
string(103) "kusari-lila-per-liberalizimin-e-vizave-per-kosoven-gjasat-jane-reale-por-nuk-duhet-te-ngutemi-per-feste"

Kusari Lila për liberalizimin e vizave për Kosovën: Gjasat janë reale, por nuk duhet të ngutemi për festë

Instant

Gazeta Express

22/06/2022 23:46

Shefja e Grupit Parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari Lila ka folur për samitin e BE-së që do të mbahet nesër dhe pasnesër, ku mund të diskutohet edhe për liberalizimin e vizave për Kosovën.

Kusari Lila në emisionin ‘dPt te Fidani’ në T7 tha se sinjalet për liberalizim të vizave janë pozitive, mirëpo nuk dihet nesë këto ditë do të jenë përfundimtare sa i përket liberalizimi të vizave.

“Sinjalet janë pozitive por a është ditë përfundimtare mbetet të shihet. Edhe nëse si lajm është nesër prapë është e vonuar. Gjasat janë reale por nuk duhet të ngutemi as me festën e as me nxitjen e qytetarëve. Është një e drejtë elementare lëvizja e lirë”, tha Kusari Lila.