Kurti tregon pse e refuzoi takimin e majit: S'duam të gabojmë - Gazeta Express
string(59) "kurti-tregon-pse-e-refuzoi-takimin-e-majit-sduam-te-gabojme"

Lajme

Gazeta Express

29/04/2021 14:36

Kurti tregon pse e refuzoi takimin e majit: S’duam të gabojmë

Lajme

Gazeta Express

29/04/2021 14:36

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha sot pas takimit me Përfaqësuesin e Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme, Josep Borrell se një takim me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq do të ndodhë pasi Qeveria e tij të merret me disa punë në Prishtinë, raporton Gazeta Express.

Kurti tha se “fillimisht do ta aprovojmë planin e punës”, ndërsa shtoi se duan të marrin më shumë informacion për marrëveshjet e arritura deri tash dhe të koordinohen me partitë opozitare.

Lexo Edhe:

“Ne kemi nevojë të kemi më shumë informacion dhe dokumente rreth marrëveshjeve të arritura në mënyrë që të përgatitemi. Në të njëjtën kohë, gjatë muajit maj, ne do të takohemi me partitë opozitare në Kosovë dhe të kemi një dialog me principe dhe të mirëpërgatitur sepse nuk duam të gabojmë”, tha Kurti.

Ai tha se në qershor mund të rifillojë dialogu me Serbinë.

“Në muajin qershor diku mund të kemi fillimin e kapitullit tjetër të dialogut”, tha Kurti. /Express/