Kandidati për kryeministër nga radhët e Lvvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, gjatë fushatës zgjedhore ishte në Hanin e Elezit, ku ka premtuar projekte infrastrukturore.
Pos tjerash, ai ka premtuar se çdo gjysh apo gjyshe që për kujdeset për nipin/mbesën nga 13 deri në 36 muaj, nëse dy prindërit janë të punësuar, atëherë do të marrin 100 euro mbi pensionin.
“Krahas ekonomisë, do të rritet edhe pensioni. Për më tepër, secila gjyshe apo gjysh pensionist që përkujdeset për mbesa dhe nipa të moshës 13–36 muaj, kur të dy prindërit janë në punë, do të përfitojë 100 euro shtesë në muaj mbi pensionin ekzistues”.
“Shtesat për gratë lehona veçse i kemi rritur në 500 euro nga ky muaj, e gjatë mandatit të ri shtesat për fëmijë do të dyfishohen: deri në dy fëmijë nga 30 në 60 euro, ndërsa për tre e më shumë nga 45 në 90 euro. Do të bëjmë edhe SuperPunën për Gratë, si dhe do të mbështesim gratë sipërmarrëse”, ka shkruar Kurti në Facebook. /Gazeta Express