Kurti për Mlladiqin: Serbia e fshehu dhe e portretizoi si hero, mohimi i krimeve në Kosovë e Bosnje duhet të marrë fund - Gazeta Express
string(117) "kurti-per-mlladiqin-serbia-e-fshehu-dhe-e-portretizoi-si-hero-mohimi-i-krimeve-ne-kosove-e-bosnje-duhet-te-marre-fund"

Lajme

Gazeta Express

08/06/2021 22:17

Kurti për Mlladiqin: Serbia e fshehu dhe e portretizoi si hero, mohimi i krimeve në Kosovë e Bosnje duhet të marrë fund

Lajme

Gazeta Express

08/06/2021 22:17

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar pas dënimit me burgim të përjetshëm për ish-gjeneralin e ushtrisë jugosllave, Ratko Mlladiq.

Dhoma e Apelit e Tribunalit të Hagës konfirmoi sot dënimin e përjetshëm për Ratko Mlladiç. Në vendimin e shkallës së parë, Mlladiç u shpall fajtor për 10 nga 11 pikat e padisë, ndër të tjera, për gjenocidin në Srebrenicë.

Lexo Edhe:

Mlladiq ka qenë në kërkim për shumë vite pas luftës, ndërkohë që u arrestua përfundimisht rreth vitit 2010. Kurti, qe reagoi pas plot 8 orëve prej kur u morr vendimi, thotë se ai u fsheh nga shteti i Serbisë, nga i cili u portretizua edhe si hero.

“Krimineli famëkeq i luftës, Ratko Mlladiç, i njohur si ‘kasapi i Bosnjës dhe Hercegovinës’, dënohet me burgim të përjetshëm për gjenocid”, ka shkruar Kurti në Twitter.

Kurti ka thënë se mohimi i krimeve serbe në Kosovë dhe Bosnje duhet të marrë fund.

“Serbia e fshehu dhe e portretizoi atë si një hero. Por ky vendim është një kujtesë se mohimi serb i krimeve të së kaluarës në Bosnje dhe Hercegovinë dhe Kosovë duhet të marrë fund”, shtoi ai. /Express/