Kurti pas takimit me Macron: Nuk ka zotim se do të ketë liberalizim të vizave për Kosovën - Gazeta Express
string(88) "kurti-pas-takimit-me-macron-nuk-ka-zotim-se-do-te-kete-liberalizim-te-vizave-per-kosoven"

Lajme

Gazeta Express

23/06/2021 23:16

Kurti pas takimit me Macron: Nuk ka zotim se do të ketë liberalizim të vizave për Kosovën

Lajme

Gazeta Express

23/06/2021 23:16

Kryeministri i vendit Albin Kurti ka folur pas takimit me presidentin francez Emmanuel Macron në pallatin Elisee të Francës.

Mes tjerash Kurti tha se në këtë takim u trajtua edhe tema e liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës.

Ai tha se mesazhi është marrë, por se nuk kishte zotim se do të ketë liberalizim të vizave për Kosovën.

“Sigurisht që qytetarët e Kosovës janë të interesuar për liberalizimin e vizave dhe është e padrejtë që Kosova pas polotësimit të kritereve ende nuk ka viza. Në vizitën tonë kjo çështje është trajtuar. Jemi të sigurt që e kanë marrë mesazhin tonë, por nuk ka zotim që do të ketë liberalizim të vizave”, ka thënë Kurti në një lidhje direkte në rtk.

Zyra e Kryeministrit përmes një komunikate adresuar mediave ka konfirmuar se në këtë takim  u diskutua edhe për rëndësinë e bashkëpunimit rajonal dhe të ardhmen evropiane, si dhe sfidën e përbashkët në ballafaqimin me pandeminë COVID-19.