Kurti tregon çka bisedoi me Macronin: Serbia duhet ta njohë Kosovën, pavarësia dhe sovraniteti nuk diskutohen - Gazeta Express

Lajme

Gazeta Express

23/06/2021 23:18

Me i fundit

Kurti tregon çka bisedoi me Macronin: Serbia duhet ta njohë Kosovën, pavarësia dhe sovraniteti nuk diskutohen

Lajme

Gazeta Express

23/06/2021 23:18

Kryeministri Albin Kurti pas takimit me presidentin e Francës, Emmanuel Macron, në Pallatin Presidencial Elysee, ka treguar se çka është biseduar gjatë takimit.

Kurti filloi duke thënë që biseda u përqendrua në marrëdhënie bilaterale në mes të Kosovës dhe Francës, ku u diskutua për investimet në ekonomi. E pas kësaj doli edhe te tema e rëndësishme, që është dialogu Kosovë-Serbi.

Kurti tha se Serbia duhet ta njohë Kosovën dhe sovraniteti i shtetit tonë nuk është temë diskutimi.

“Ky ishte një takim shumë substancial me presidentin e Francës meqë rast u përqendruam tek marrëdhëniet bilaterale ku u diskutua për investimet në ekonomi”, ka thënë Kurti.

“Në anën tjetër diskutuam edhe për situatën në rajon, për dialogun në mes Kosovës dhe Serbisë, meqë rast unë theksova se të vjetrën ku Serbia kërkon se çfarë mund të japim ne për njohjen e saj, por do duhej që të mos e evitojmë elefantin në dhomë, e kjo është njohja reciproke, meqë rast i përket Beogradit se ku është”, është shprehur Kurti.

“Sigurisht që pavarësia e Kosovës, sovraniteti shtetëror, nuk janë të diskutueshme. Me Serbinë ne jemi të gatshme të diskutojmë për statusin e marrëdhënieve tona, jo për statusin tonë, sepse kjo ka mbaruar me pavarësinë e Kosovës”, tha Kurti.

“Duhet të përfundojë metoda e vjetër, ku Serbia nuk e njeh Kosovën. Ne jemi të përqendruar në fortësinë e shtetit të Kosovës”.

E për liberalizimin e vizave, Kurti tha se është trajtuar si çështje, por nuk ka zotim për heqjen e tyre.

“Sigurisht që qytetarët e Kosovës janë të interesuar për liberalizimin e vizave, është e padrejtë që Kosova pas plotësimit të kritereve ende nuk e ka të hequr liberalizimin e vizave. Kjo çështje është trajtuar, unë jam i bindur që ata e kanë marrë mesazhin tonë, por nuk ka zotim për heqje të vizave”, ka thënë Kurti.