Kurti pas restaurimit të tri Kishave Ortodokse Serbe: Trajtimi i barabartë i grupeve etnike dhe fetare, prioritet i qeverisë - Gazeta Express
string(122) "kurti-pas-restaurimit-te-tri-kishave-ortodokse-serbe-trajtimi-i-barabarte-i-grupeve-etnike-dhe-fetare-prioritet-i-qeverise"

Kurti pas restaurimit të tri Kishave Ortodokse Serbe: Trajtimi i barabartë i grupeve etnike dhe fetare, prioritet i qeverisë

Lajme

Gazeta Express

04/07/2023 9:30

Kryeministri Albin Kurti, ka thënë se ka përfunduar tashmë, restaurimi i tri aseteve të Kishës Ortodokse Serbe, e mbrojtur nga ligji i Kosovës.

Ai potencon përmes twitter, se trajtimi i barabartë i të gjitha grupeve etnike dhe fetare në Republikën e Kosovës, është prioritet i qeverisë së drejtuar nga vet ai.

Lexo Edhe:

”Në partneritet me BE dhe UNDP, ne kemi arritur një rezultat të madh për trashëgiminë kulturore dhe fetare: Restaurimi i 3 aseteve të Kishës Ortodokse Serbe—të mbrojtura nga ligji i Kosovës—ka përfunduar tani. Trajtimi i barabartë i të gjitha grupeve etnike dhe fetare në Republikën e Kosovës, është prioritet i qeverisë sonë”.