Kurti nga Gjermania thirrje mërgimtarëve të investojnë në Kosovë dhe të regjistrohen - Gazeta Express
string(84) "kurti-nga-gjermania-thirrje-mergimtareve-te-investojne-ne-kosove-dhe-te-regjistrohen"

Lajme

Gazeta Express

25/04/2024 9:52

Kurti nga Gjermania thirrje mërgimtarëve të investojnë në Kosovë dhe të regjistrohen

Lajme

Gazeta Express

25/04/2024 9:52

Kryeministri Albin Kurti u ka bërë thirrje mërgimtarëve që të investojnë në Kosovë. Nga Hanoveri, Kurti ftoi ata që kanë biznese në Gjermani që të hapin edhe degë në Kosovë, raporton Express.

Këtë thirrje Kurti e bëri mbrëmë gjatë pjesëmarrjes në panairin “Hannover Messe 2024”, ku mori pjesë bashkë me Ambasadorin e Kosovës në Gjermani, Faruk Ajetin.

Lexo Edhe:

“Duke marrë parasysh progresin që vendi ka shënuar në indikatorët demokratikë dhe ekonomikë dhe duke marrë shkas pjesëmarrjen në panairin “Hannover Messe 2024”, kryeministri i ftoi edhe inkurajoi mërgatën që të investojnë në Kosovë.  Atyre që kanë biznese në Gjermani u bëri thirrje që të hapin degë në Kosovë, ku ju ofrohen kushte të favorshme për investime”.

Kurti kishte edhe një apel për diasporën, lidhur me procesin e regjistrimit të popullsisë, ekonomive familjare dhe banesave.

“Në kohën kur po zhvillohet procesi i regjistrimit të popullsisë, ekonomive familjare dhe banesave, kryeministri përfitoi nga rasti për t’ua rikujtuar dhe për t’i ftuar mërgatën që të regjistrohen nëpërmjet platformës online ediaspora.rks-gov.net deri më 17 maj. Ai theksoi se ky proces na mundëson që të dimë se sa e kemi diasporën dhe është përcaktues për politikat zhvillimore të dekadës së ardhshme”, thuhet në njoftimin e lëshuar nga Zyra e Kryeministrit.

Në fund, ka porositur të gjithë ata që janë qytetarët të shteteve të Bashkimit Evropian të ushtrojnë të drejtën e tyre për vote në zgjedhjet evropiane të 9 qershorit dhe të jenë pjesëmarrës në proceset demokratike të vendeve tyre dhe të kontinentit evropian.

“Kryeministri Kurti falënderoi të gjithë pjesëmarrësit për mikpritjen e ngrohtë në Hanover, për interesimin e tyre aktiv për zhvillimet në vendin e tyre dhe për kontributin e vazhdueshëm dhe punën e madhe që gjithsecili pjesëtarë i mërgatës e ka bërë dhe vazhdon ta bëjë ndër vite, pa ndërprerë, për Kosovën”, thuhet në njoftim.