Kreu në detyrë i Qeverisë së Kosovës, Albin Kurti, në një postim për rastin e 1 majit, ditës së punëtorëve, ka shfrytëzuar rastin të sulmojë partitë opozitare për zhvillimet e brendshme politike.
Kurti ka thënë se partitë opozitare përveç që s’ia votuan pakon 200 milionëshe, ato nuk e përkrahen as zgjedhjen e presidentit, duke e çuar vendin në zgjedhje.
Kreu i LVV’së ka thënë se votat janë të regjistruara dhe se qytetarët do të nxjerrin përfundimet e tyre.
“Propozuam një paketë prej 200 milionë eurosh për përballjen me inflacionit, që ofronte mbështetje të synuar për sektorin privat, studentët, fëmijët dhe familjet që ballafaqohen me rritjen e kostos së jetesës. Kjo paketë u bllokua në Kuvend nga një opozitë që zgjodhi të mos votojë. E njëjta opozitë që bojkotoi zgjedhjen e presidentit duke e dërguar vendin në zgjedhje. Votat janë të regjistruara. Qytetarët do të nxjerrin përfundimet e tyre”, ka shkruar Kurti.
Një muaj dedikuar për ju duke ju ofruar çmime të mahnitshme Shfleto Fletushkën Online: https://etc-ks.com/fletushka/new/index.php?fletushka=1390481553 Bleni më shumë e...