Kurti: Në një rajon si Ballkani, puna e AKI’së e domosdoshme - Gazeta Express
string(57) "kurti-ne-nje-rajon-si-ballkani-puna-e-akise-e-domosdoshme"

Gazeta Express

18/02/2020 21:06

Kurti: Në një rajon si Ballkani, puna e AKI’së e domosdoshme

Gazeta Express

18/02/2020 21:06

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vizituar Agjencinë e Intelegjencës së Kosovës në 11 vjetorin e krijimit të saj.

“Sot unë vizitova Agjencinë e Intelegjencës së Kosovës për 11 vjetorin e saj dhe i kam falënderuar për shërbimin e tyre”, ka thënë Kurti në Tuitter.

Lexo Edhe:

“Në një rajon të paqëndrueshëm si Ballkani Perëndimor, ku kemi pas dy grushtshtete të dështuara në tri vitet e fundit, puna e tyre është e domosdoshme për sigurinë e vendit tonë”, shtoi ai.

AKI u krijua një vit pas shpalljes së pavarësisë së vendit, si një prej institucioneve të domosdoshme për funksionimin e shtetit.

Kurti kishte kritikuar emërimet në këtë institucion sa ishte në opozitë, duke i quajtur si politike dhe kishte premtuar depolitizimin e AKI’së. /Express/