Kurti kërkon zgjedhje të jashtëzakonshme: Vonimi i tyre, i pamundur - Gazeta Express
string(65) "kurti-kerkon-zgjedhje-te-jashtezakonshme-vonimi-i-tyre-i-pamundur"

Kurti kërkon zgjedhje të jashtëzakonshme: Vonimi i tyre, i pamundur

Gazeta Express

26/10/2020 14:03

Kreu i LVV-së, Albin Kurti ka kërkuar që sa më parë në vend të mbahen zgjedhje të jashtëzakonshme, raporton Gazeta Express.

Në një shkrim në Facebook, ish-kryeministri ka thënë se në Kosovë duhet të rikthehet qeverisja e mirë, e se zgjedhjet, sipas tij, janë të domosdoshme.

Lexo Edhe:

“Lëvizja është shumica. Rikthimi i qeverisjes së mirë është aq i nevojshëm kurse zgjedhjet dhe ndryshimet janë të domosdoshme. E, vonimi i këtyre po bëhet gjithnjë e më i pamundur”, ka shkruar ai.

Këto komente, Kurti i ka bërë derisa ka prezantuar dy anëtare të reja të Lëvizjes Vetëvendosje./Express/