Kurti: Kërcënimet e terrorizmit dhe agresioni janë në rritje, integrimi i Kosovës në institucionet Euro-Atlantike garanci për rajonin - Gazeta Express
string(131) "kurti-kercenimet-e-terrorizmit-dhe-agresioni-jane-ne-rritje-integrimi-i-kosoves-ne-institucionet-euro-atlantike-garanci-per-rajonin"

Lajme

Gazeta Express

16/03/2024 12:44

Kurti: Kërcënimet e terrorizmit dhe agresioni janë në rritje, integrimi i Kosovës në institucionet Euro-Atlantike garanci për rajonin

Lajme

Gazeta Express

16/03/2024 12:44

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, mbrëmë mori pjesë në shënimin e Ditës Kombëtare të Irlandës të organizuar nga Ambasada e Irlandës në Kosovë. Në po të njëjtën ditë Irlanda feston edhe festën e Shën Patrikut, i cilësuar ndryshe si shenjtori mbrojtës i shtetit të Irlandës.

Siç thuhet në njoftimin e bërë nga zyra e kryeministrit, Kurti në ceremoni ka deklaruar se Kosova dhe Irlanda kanë pasur gjithmonë marrëdhënie miqësore që nga shpallja e pavarësisë së Republikës së Kosovës.

Lexo Edhe:

“Ai nënvizoi faktin që Irlanda ishte ndër vendet e para që njohu shtetin dhe shtetësinë tonë, qysh dymbëdhjetë ditë pas shpalljes së pavarësisë. Kryeministri Kurti e cilësoi fuqizimin e marrëdhënieve dypalëshe ndërmjet Kosovës dhe Irlandës si një nga bekimet e vitit 2024. Në më pak se dy muaj u realizuan dy vizita shtetërore bilaterale. Fillimisht vizita e Kryeministrit të Irlandës, Leo Varadkar në Prishtinë më 10 janar, dhe vizita e Kryeministrit Kurti në Dublin më 29 shkurt dhe 1 mars”, thuhet në njoftim.

Në këto takime, kryeministri veçoi se janë pajtuar që ta intensifikojnë bashkëpunimin në një numër fushash, sidomos në sektorin e teknologjisë, për të mirën e qytetarëve të të dy vendeve.

Kurti gjithashtu ka theksuar se kërcënimet e terrorizmit dhe agresioni në rajon janë në rritje dhe se anëtarësimi i Kosovës në institucionet euro-atlantik është më i rëndësishëm se asnjëherë më parë për paqen dhe sigurinë e rajonit.

“Ne në Kosovë e vlerësojmë dhe e çmojmë partneritetin tonë me Irlandën”, tha kryeministri.

Ai shtoi se “në një kohë kur kërcënimet e terrorizmit dhe agresioni në rajon janë në rritje, integrimi i Kosovës në institucionet Euro-Atlantike është më i rëndësishëm se asnjëherë më parë për paqen, sigurinë dhe të drejtat e njeriut në Ballkanin Perëndimor. Në këtë drejtim, kryeministri iu shpreh veçanërisht mirënjohës kryeministrit irlandez, Varadkar për mbështetjen e tij të zëshmen për aplikimin tonë për anëtarësim në Këshillin e Evropës dhe Bashkimin Evropian”.