Kurti i fton të rinjtë e komuniteteve joshumicë që të punësohen në institucione: Keni kontribut qenësor në shtet - Gazeta Express
string(111) "kurti-i-fton-te-rinjte-e-komuniteteve-joshumice-qe-te-punesohen-ne-institucione-keni-kontribut-qenesor-ne-shtet"

Kurti i fton të rinjtë e komuniteteve joshumicë që të punësohen në institucione: Keni kontribut qenësor në shtet

Ballina

Gazeta Express

23/06/2024 15:39

Kryeministri Albin Kurti iu ka kërkuar komuniteteve joshumicë që “të përfshihen aktivisht edhe në jetën publike, përveçse në atë shiqërore”.

Kurti përmes një videoje të publikuar në Facebook i ftoi anëtarët e komuniteteve joshumicë që të aplikojnë në thirrjet e hapura për t’u punësuar në institucionet publike të vendit.

Lexo Edhe:

“Denonconi pengesat burokratike apo diskriminimin. Për mundësi të barabarta, le ta shpërndajmë barazinë”, tha ai.

Kurti tha se Qeveria e ka themeluar “ekipin ndërinstitucional për promovimin dhe punësimin e komuniteteve të nënpërfaqësuara me synim që të përmbushim dhe respektojmë kuotën prej 10% siç parashihet me ligjet tona”.

Nga tkimet, bisedat e ndërveprimet e rregullta me ushtarë të FSK-së, policë të Kosovës, shërbyes civilë e personel mjekësor nga radhët e komuniteteve joshumicë, Kurti tha se “çdo ditë e më shumë ma thellojnë bindjen për kontributin qenësor që ata kanë për shtetin, republikën dhe shoqërinë tonë”

“Për mundësi të barabarta, le ta shpërndajmë barazinë”, tha ai.