Kurteshi: Deputeti me mandat të humbur votoi qeverinë Hoti, kjo është kundërkushtetuese - Gazeta Express
string(85) "kurteshi-deputeti-me-mandat-te-humbur-votoi-qeverine-hoti-kjo-eshte-kunderkushtetuese"

Kurteshi: Deputeti me mandat të humbur votoi qeverinë Hoti, kjo është kundërkushtetuese

Gazeta Express

03/06/2020 17:18

Sami Kurteshi nga Lëvizja Vetëvendosje ka deklaruar se qeveria që është votuar sot është e kundërligjshme dhe kundërkushtetuese, raporton Gazeta Express.

Përmes një shkrimi në Facebook, Kurteshi ka thënë se deputeti Etem Arifi që e ka humbur mandatin e deputetit ka votuar për Qeverinë Hoti.

Lexo Edhe:

“Sot, me 61 vota për, 1 abstenim dhe 24 vota kundër, u votua nga Kuvendi Qeveria Hoti. Etem Arifi ka votuar për. I njëjti ka votuar edhe për mocionin e mosbesimit më 25 mars 2020 kundër Qeverisë Kurti. Etem Arifi është i dënuar me 1 vit e 3 muaj burg efektiv. Kjo normë nuk duhet interpretuar vetëm nga Gjykata Kushtetuese, sepse, sipas përvojës së deritashme të hidhur, si mashë e krimit politik që është dëshmuar, ajo mund të bëjë interpretim që edhe këtë normë e shndërron në të kundërtën e saj. E gjykata e rregullta nuk e bëjnë këtë, sepse ato e kanë dhe vendimin”, ka thënë ai.

I njëjti ka shtuar se Kushtetua e Republikës së Kosovës e saktëson se mandati i deputetit bëhet i pavlefshëm kur një person dënohet me dënohet me vendim gjyqësor të formës së prerë për vepër penale me një ose më shumë vjet burgim./Express/