Kur përgjimet bëhen më të rënda, media, politikanët dhe Erion Braçe bëhen më qesharakë - Gazeta Express
string(84) "kur-pergjimet-behen-me-te-renda-media-politikanet-dhe-erion-brace-behen-me-qesharake"

Shqiperi

Gazeta Express

27/01/2021 17:09

Kur përgjimet bëhen më të rënda, media, politikanët dhe Erion Braçe bëhen më qesharakë

Shqiperi

Gazeta Express

27/01/2021 17:09

Kur u dha lajmi se Shqipëria do të fillojë vaksinimin anti-covid, u ngritën shumë pikpyetje, për misterin me të cilën u shoqëruan, nga mënyra si erdhën, kush i solli, kur erdhën, a u ruajtën në minus 70 grade etj. Nga analistët pranë qeverisë duke llogaritur efektin që mund të ketë ky mister në zgjedhjet e 25 prillit, u shprehën se nëse Pfizer ka prodhuar vetëm për Shqipërinë vaksina me helm cianuri, vetëm atëherë do të ketë efekt për Edi Ramën më 25 prill.

Nuk vonoi shumë dhe antimafia italiane plasi bombën, gati me të njëjtin efekt me atë të vaksinave me cianur. Nga hetimet për llogari të vet ndaj organizatës mafioze Ndrageta, nxorri edhe implikime të zyrtarëve të lartë shqiptarë. Nga mbi më shumë se 1500 faqe përgjime deri tani del si funksiononte skema e pastrimit të parave në Shqipëri duke investuar në gradaçelat në Tiranë.

Lexo Edhe:

Pjesë nga përgjimet:

Gallo: Ai është shqiptar është President i këtij grupi atje në Shqipëri.

Speziali: Dhe në spitale mund të punohet…

Gallo: Nuk e di, por ai është President i Sol në Shqipëri, të gjithtë spitalet, është pranë Kryeministrit, pranë Kryetarit të Bashkisë së Tiranës, është një njeri i rëndësishëm..

Speziali: Ka shkuar Claudio (Larussa) atje me kryetarin e Bashkisë së Tiranës..

Gallo: Po ka shkuar.

Nuk vonoi shumë dhe Erion Veliaj nxitoi të kaloj me humor duke thënë se deri në fund do më nxjerrin edhe shok me Eskobarin, duke u bërë deri diku edhe qesharak, por Ndrageta nuk janë si këto të ‘fortit’ që ju dërgon OFL letra për pasurinë.

Vetëm kaq nga kjo bisedë ku vërtetohet se Erion Veliaj ka takuar Claudio Larussa do të mjaftonte që SPAK të ngrinte një hetim për të pyetur kryetarin  e bashkisë se çfarë ka diskutuar me Larussan, ku e ka takuar dhe pse.

Pastaj vijnë mediat që pretendojnë se kanë lexuar 1560 faqe dhe deklarojnë hapur se nuk kanë kapur asgjë të dyshimtë.

Si ka mundësi që gjenitë e mediave shqiptare me 40 vjetë eksperIencë nuk ja paska zënë syri ato dhuratat me moxarela dhe mish derri të zi për shefin e policisë më 2017 ?

Nga ajo që dihet nga kodi i mafias mishi i derrit të zi nënkupton dhurata të shtrenjta.

Këtë duhet ta saktësojë SPAK , nëse nuk dëshiron të bëhet qesharakë dhe institucioni që u ngrit për të luftuar korrupsionin në majat më të larta.

Fakti është se drejtori i policisë ka marr dhurata nga Ndrageta.

Qershia mbi torte ishte Taulant Balla, i cili deklaroi në një komunikim për mediat se një politikan i djathtë është i lidhur me grupin mafioz italian “Ndrangheta” por nuk dha një emër konkret. U tregua finok, ja kurseu vetes të bëhej MEME. Nuk vonoi shumë dhe në mediat pranë qeverisë u shfaq një fotografi e Nard Ndokës me eurodeputetin e dorëhequr tashmë, Lorenzo Cesa,

Këtu është e rëndë tentativa për ta kthyer çështjen në një MEME, për të shmangur thelbin e vërtetë, 20 % e inevestimit që duhet të paguajë Ndrageta për të marr lejen. Edhe më fanatiku rilindas e kupton se me Ndragetan nuk mund të luhet MEME-sh. Dmth që Ndrageta të krijojë miqësi me Nard Ndokën që të fitojë tendera dhe të pastrojë para. Ç’marrëzi!

As kryeminstri Rama nuk u kursye të bëj humor kur tha ditëne djeshme në konferencë: Ata (Ndrageta) dështuan totalisht dhe i vetmi investim i bërë është një dyqan i vogël.

Sipas CNN buxheti i Ndragetas është sa buxheti i Kroacisë, dhe Kroacia buxhetin e 2019 e kishte 60.75 billion USD. Të thuash se Ndrageta ka dështuar në Shqipëri kur shumë organizata ndërkombëtare kanë dhënë alarmin për pastrimin e parave në ndërtimin e gradaçelave në Shqipëri, duhet shumë guxim.

Kjo vendos edhe një precedent të rrezikshëm përballë SPAK-ut. Në një skandal ku politikanë shqiptarë përfliten për lidhje me Ndragetan, kush mund të jetë ai prokuror që guxon të dal kundër fjalës së kryeminstrit të vendit, kur deklaron me siguri se Ndrageta ka dështuar. Ku e di kryeministri nJë gjë të tillë, pa thënë drejtësia fjalën e saj. A ka bërë hetime personale kreu i qeverisë ?!

Kur Veliaj i relativizoi si dëshira të mafias dhe të opozitës, kryeminstri Rama shkoi më tej, ai foli me siguri se ato kanë dështuar.

Ndoshta Kryeminstri di diçka më shumë ?!

Le ta vendosim fjalën e kryeminstrit Rama përballë Raportit të DASH të vitit 2020 ku thuhet: Investimi në pasuri të patundshme dhe marrëveshjet zhvilluese të biznesit janë disa nga mënyrat më të përhapura të pastrimit së parave të pista. Qeveria shqiptare bëri pak progress në parandalimin e pastrimit të parave dhe të krimit ekonomik gjatë vitit 2019. Shqipëria mbetet vulnerabël përkundrejt fenomenit të pastrimit të parave për shkak të korrupsionit, rrjeteve të krimit të organizuar dhe institucioneve të dobëta.

Në raportin e Moneyval për pastrimin e parave në vitin 2018 shkruhet: “Korrupsioni paraqet rreziqe të mëdha të pastrimit të parave në Shqipëri. I lidhur shpesh me aktivitetet e krimit të organizuar, ai gjeneron sasi të konsiderueshme të të ardhurave kriminale dhe seriozisht dëmton funksionimin efektiv të sistemit të drejtësisë penale”. Raporti thekson se të ardhurat nga krimi po qarkullojnë dhe investohen në disa forma në Shqipëri, për shembull përmes investimeve në pasuritë e paluajtshme dhe kompanive tregtare. Ndërtimi ishte sektori më me risk për pastrimin e parave.

Nuk mbaron me kaq se sa vjen e shtohen persoanzhet që bëhen më qesharakë.

Më tipik është Erion Braçe. Në kulmin e debatit për përgjimet e Ndragetas ai i kushton një status Lulzim Bashës.

Braçe e portretizon Bashën si një gjumash, pasi ai po i lexon të bijës librin Ariu dhe Masha. Një tentativë qesharake e zv.kryeminstrit Braçe për të shmangur diskutimin. Kur s’ka diçka për të thënë, është mire të hesht njeriu sesa të thotë broçkulla!

Mund të jetë e vërtetë se z. Basha po e përdor foton me familjen për fushatë,  por deri tani nuk përmendet te përgjimet e Ndragetas.  Hetimet e antimafias nuk kanë mbaruar por përballë pastrimit të 1.6 miliardë eurove në ndërtimin e gradaçelave, Lulëzim Basha, po duket një gjumash i paaftë që lexon përralla.

Por Braçe nuk e lë me kaq, dje dha një intervistë në Report TV ku ndër të tjera u shpreh: Kam 3 ditë që i ndjek me vëmendje zhvillimet. Kam kuptuar ata që shkruajnë në median tuaj përfshirë dhe Carlo Bollinon e njohin dosjen. Kanë marrë fletët dhe i kanë raportuar të paktën atë që thonë dosjet.

Të besosh se Bolino ka lexuar 1560 faqe nga raporti i antimafias, për tre ditë, vetëm Erion Braçe dhe ndonjë fanatik rilindas i cili ndjek Bolinon me kërshëri kur del te ‘’Open’’ në mbrëmje mund ta besojë.

Deri tani nuk janë bërë publike të gjitha përgjimet, jemi në fillim akoma, dhe na premtojnë goxha kreativitet në mbrojtjen qesharake që i bëjnë vetes.

Në  një  moment në  përgjime thuhet: Në Shqipëri funksionon si Kalabria e viteve ’60, po gjete kanalin e duhur bën para, ndryshe rrezikon ta fusin e atje ta fusin të gjithë. Atje nuk ka drejtësi e kur i hedh në gjyq… sidoqoftë duhet të kesh kujdes dhe duhen verifikuar kontaktet që ata kanë, nëse janë të vërteta o jo”.

Sikur në fund të hetimeve të përmendurit deri tani të dalin të pastër qelibar, një gjë duhet mbajtur  parasysh nga Ndrageta: Atje nuk ka drejtësi e kur i hedh në gjyq….

As Ndrageta nuk ja del dot me gjyqet në Shqipëri !