Të përdorësh Nard Ndokën si varkë shpëtimi për Ndragetën, mund të bëhesh MEME - Gazeta Express
string(76) "te-perdoresh-nard-ndoken-si-varke-shpetimi-per-ndrageten-mund-te-behesh-meme"

Të përdorësh Nard Ndokën si varkë shpëtimi për Ndragetën, mund të bëhesh MEME

Shqiperi

Gazeta Express

25/01/2021 19:44

Patatja e nxehtë e ditëve të fundit është skandali me përgjimet e Ndragetës, të cilat pastronin paratë në gradaçelat në qendër të Tiranës.

Ish-eurodeputeti italian Lorenzo Cesa, i cili dha dorëheqjen 4 ditë më parë për shkak se u akuzua për lidhje me organizatën mafioze Ndrangheta, rezulton të ketë lidhje me një poltikan të njohur shqiptar.

Lexo Edhe:

Ditën e sotme kreu i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla deklaroi në një komunikim për mediat se një politikan i djathtë është i lidhur me grupin mafioz italian “Ndrangheta” por nuk dha një emër konkret. Nuk vonoi shumë dhe në mediat pranë qeverisë u shfaq një fotografi e Nard Ndokës me eurodeputetin e dorëhequr tashmë.

Nard Ndoka, në zgjedhjet e 25 prillit do të kandidojë në listën e Partisë Demokratike.

Nard Ndoka ka miqësi me Lorenzo Cesën dhe kjo konfirmohet edhe nga një foto e 27 majit 2014 e publikuar nga vetë kryedemokristiani, ku shihet se të dy janë në një takim mjaft të përzemërt.

“Uroj mikun tim Lorenzo Cesa për fitoren si eurodeputet, aktualisht sekretar i përgjithshëm i Unionit Demokristian Italian UDC”, shkruan Ndoka në 2014.


Të lidhësh emrin e Nard Ndokës me skandalin e përgjimeve duket si një piar i dobët që veçse ndonjë naiv mund ta haj karremin. Uroj të jetë kjo, sepse strategjia tjetër është ajo që këtë skandal mafioz ta kthejnë në qesharak. Vërtet Nard Ndoka mund të jetë mbreti i MEMEVE me perlat e tij: Kur është natën nuk është ditë, po “Nikun” ai nuk e njihte. Deri tani të paktën nuk është përmendur asgjekundi në përgjimet e antimafias italiane. Po 20 % për tendera dhe leje ndërtimi Nard Ndoka pa asnjë pushtet si do ti merrte?

Në ditët në vijim do të dalin të tjera përgjime dhe të tjera emra. Do të duhet të nxjerrin ndonjë emër tjetër sepse të gjesh si varkë shpëtimi Nard Ndokën, propaganda mund të mbytet edhe vet.

Përgjimet italiane i kanë lënë përgjegjësit pa tekst, tani kanë filluar të bëjnë MEME.

142314431_415342382900916_6366396260321398070_n.jpg